Aleksei Navalny, kandidat për kryebashkiak

Një ditë pasi u lirua nga burgu, kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u tha mbështetësve të tij se do të luftojë për të fituar votën e Moskës për kryetar Bashkie.Navalny i njohur në Rusi si kritikuesi numër një i qeverisë së presidentit Vladimir Putin, u kthye nga Kirov ku dy ditë më parë një gjykatë e dënoi për përvetësim parash me 5 vjet burg. Të Premten gjykata në fjalë vendosi ta lërë të lirë përkohësisht deri në vendimin e apelit. Vendim ky i cili sipas analistëve përbën një rast të rrallë ku qeveria ruse "përulet" para kritikëve të saj.Duke qëndruar pranë bashkshortes së tij Yulia, Navalny i tha një turme mbështetësish në stacionin “Yaroslavsky” të Shtunën se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe të fitojë. "Ne jemi një forcë e madhe e fuqishme, kemi arritur të heqim privilegjin e Kremlinit për të vënë njerëzit në burg" tha ai.Ndërkohë reagime të ashpra ka pasur për gjyqin dhe dënimin e tij. Rasti u kritikua nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Organizatat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.Ndërsa të Enjten pas vendimit për burgim të Navalny mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Moskës, Shën Petërsburgut dhe qyteteve të tjera. Navalny-t iu vunë prangat në duar në gjykatën e Kirov-it, pasi u shpall fajtor për përvetësim nga një firmë e lëndëve drusore, e u dënua me 5 vjet burgim.Më parë Kreu i stafit të fushatës së tij, Leonid Volkov, tha se Navalny i kishte rrëfyer që do të tërhiqej nga gara për kryebashkiak, nëse do të dënohej.