"Lista e Schindler" në “eBay”

"Lista e vërtetë e Schindler" prej 14 faqesh me emrat e 801 hebrenjve që shpëtuan nga industrialisti gjerman, Oskar Schindler, del në shitje në një faqe komerciale në internet “eBay” me një çmim fillestar prej tre milionë dollarë.“Lista prej  14-faqesh me datë 18 Prill 1945, ishte shtypur në letër nga  kontabilisti dhe dora e djathtë e Schimdlerit, Itzak Stern, dhe ky hebre”- tha për agjencinë e lajmeve franceze një specialist i dokumenteve të vjetra, Gary Zimet."Nipi i tij Stern, shiti listën tre vjet më parë  pronarit aktual  i cili e bleu atë për të investuar," tha specialisti Zimet pa dashur të japë më shumë detaje.Tre lista të tjera të ngjashme kanë autoritet institucionalë në Muzeun Memorial Amerikan të Holokaustit në Uashington, Arkiva Federale Gjermane në Koblenz dhe përkujtimorja Yad Vashem në Izrael.Industrialisti  Oskar Schindler shpëtoi jetën e 1200 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, me një listë të personelit që kryente detyra kyçe për ushtrinë gjermane. Transferimi i punonjësve në fabrikën për armë në Brunnlitz të Çekisë u hartua në listat e shumta, të njohura kolektivisht si "Lista e Shindlerit".Schindler vdiq pothuajse i harruar në vitin 1974. Historia e tij u ralizua në një film të suksesshëm të rregjizorit  të njohur,  Steven Spilberg.