Berisha apel opozitës: Voto në Kuvend 3 ligjet për integrimin

Kryeministri Berisha i ka bërë sërish apel opozitës që të votojë sot në Parlament tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e  statusit të kandidatit.Kryeministri tha se shpreson që deputetët e PS-së të reflektojnë dhe të votojnë sot, tre ligjet të cilat janë të rëndësishme për integrimin.Deklarata e kryeministrit u bë pas inagurimit të rikontruksionit të godinës nr 1 në Qytet Studenti.Vlera e investimit për këtë godinë është rreth 43 milion lekë. Godina ka dhoma të pajisura të gjitha me tualete dhe dush, kaldajë për ngrohje, sistem të ngrohjes me panele diellore, lidhje interneti dhe telefonie në çdo dhomë, sallë të përbashkët studimi, sistem citofonie, mjedise të tjera ndihmëse.Ky lloj rikostruksioni bëhet për herë të parë në konviktet e studentëve dhe vitin e ardhshëm do të rikostruktohen edhe dy të tjerë dhe në një të ardhme të afërt të gjitha godinat e Qytetit Studenti.