SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 09:39
Një operacion i Prokurorisë së Posaccme ka vënë me masë sigurie avokatin Besart Logu.
Ndaj Logut është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Oficerët po kryejnë disa kontrolle në terren, e po ashtu edhe në zyrën e tij.
Ende nuk dihet çështja në të cilën avokati Logu dyshohet të jetë i përfshirë. Operacioni është ende ne vijim.
Vepra penale e Logut që iu dha dhe masa e sigurisë së arrestit në shtëpi është ajo e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Mësohet se Logu i ka premtuar ndryshim mase një klienti dhe më pas shumën e parave e ka mbajtur vetë
Dyshohet për një shumë 8 mijë euro.
