Ngjarja në Shkodër/ "Më preu rrugën me makinë të blinduar" - Dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 08:37
Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.
Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja.
Sipas burimeve thuhet se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.
Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.
Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

