VIDEO+EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 09:20
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Bëhet fjalë për Erjon Pere, 35 vjeç, banues në Bulqizë, i njohur edhe me emrin Erjon Mera. Falë kontrolleve të policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, kapja e tij u bë e mundur pa incidente.
Shtetasi Pere ishte në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, e dënuan me 8 vite e 5 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.
