Bill Clinton fton Nishanin në aktivitetin "Nisma Globale Klinton 2013”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2013, 10:00
Ish Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, një ftesë për të marrë pjesë në aktivitetin "Clinton Global Initiative 2013 - Nisma Globale Klinton 2013, që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013.Ky aktivitet do të diskutojë rreth temës "Mobilizing for Impact", e cila do të përqendrohet në përfshirjen e njerëzve dhe burimeve të duhura që të ndërmerren veprime të efektshme përkundrejt sfidave globale.Takimet e shkuara të Nismës Globale Klinton kanë mbledhur më tepër se 165 kryetarë shtetesh, 20 Fitues të Çmimeve "Nobel" dhe qindra drejtues fondacionesh dhe OJQ-sh, bamirës të mëdhenj dhe pjesëtarë të mediave.