Fushë Krujë, furgoni përplas motorrin, vdes 32-vjeçari

Një aksident me pasojë  vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Gramëz në autostradën  Fushë Krujë-Milot.Një furgon i cili udhëtonte nga Laçi drejt Fushë Krujës me targa KR 68 35 A ka përplasur një motor dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit.Viktima është 32-vjeçari Gaspër Doda ndërsa policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e  furgonit Mersin Leka.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.