Athinë, bandat shqiptare braktisin furgonin me kallashnikovë

Pranë rajonit të policisë greke në lagjen “Pirea” te Athinës është gjetur një furgon me armë, të cilat dyshohet se i përkasin bandave shqiptare që merren me tregëtinë e armëve.Automjeti i vjedhur një muaj më parë u gjet nga policia helene, e cila rapotoi se në furgon janë gjetur dhe konfiskuar shtatë kallashnikov, një armë pa fishekë, katër granata, tre paisje granate, një silenciator, pesë karikatorë dhe 150 plumba kallashnikovi.Fillimisht çështjen e morën përsipër grupi i anti-terrorizmit, pasi dyshohej se pas armëve mund të fshihej ndonjë organizate terroriste. Por pas hetimeve çështja kaloi te Departamenti i Sigurimit për Krime Kundër Pronës të Athinës, për detaje të mëtejshme.Furgoni i bardhë, markë “Renault Kangoo” ishte parkuar në një rruge në lagjen “Pire” dhe për të mos krijuar dyshime autorët kishin ngjitur mbi të një leter si ekuipazh pastrimi.Ndërkaq armët e gjetura ishin të vendosura me rregull, të pastruara dhe të paketuar, gjë kjo që nga policia është interpretuar se banda ka qenë në fazën e dorëzimit. Në vlerësimet e para thuhet se pas armëve fshihen banda shqiptare.