Berisha: Rama-Kokëdhima, kërcënime vulgare ndaj institucioneve. Tash po ju kalon vedi!
Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka akuzuar Kryesocialistin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për revansh dhe kercenime vulgare ndaj institucioneve te vendit. Në një koment në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Berisha sjell në vëmendje, ato që ai i quan kërcënime te PS ndaj institucioneve, si administratën, presidentin, qeverinë dhe Guvernatorin e BSH.“Te dashur miq, dyshja Rama - Kokedhima vazhdojne furishem revanshin e pandalshem dhe kercenimet vulgare ndaj institucioneve te vendit. Dje ata, me Twitter, hapen tenderin per fshesen e administrates. Sot ne fjalen e tij zoti Rama kercenoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti te konsolidoje projektin aventuror per shkarkimin antikushtetues te Presidentit dhe heqjen se paku te tij nga kryetar i KLD-se dhe vendosjen e ketij institucioni nen drejtimin e kryeministrit. Ai sulmoi dhe kercenoi qeverine sepse ai beson se ata kane marre nje mandat per 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kercenoi Prokurorine sepse enderron rikthimin e tregtareve te dosjeve dhe militanteve te PS qe e kishin shnderruar ate ne nje repart fanatik te PS. I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka eshte e shtetit dhe jo e qeverise” thekson Kryeministri.Por për gjithë këtë situatë, Berisha ka një shprehje shkodrane:“Programin ia ka besuar Beqes dhe Yllit, ndersa per Koçon dhe vehten kane zgjedhur sulmin, revanshin ndaj institucioneve kushtetuese dhe cdo gjeje jo socialiste. Asgje te papritur as dhe per tu çuditur nga çifti Rama - Kokedhima. Shkodranet e kane nje shprehje: "tash po ju kalon vedi!"përfundon ai.Më herët edhe Partia Demokratike reagoi lidhur me këcënimet në telefon të përfaqësuesit të saj ligjor në KQZ, Njazi Kosovrasti. Në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani bëri përgjegjës direkt kryesocialistin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për mesazhet kërcënuese ndaj Njazi Kosovrastit, pas ankesës që ky i fundit ka paraqitur në KQZ, për qarkun e Lezhës.Bogdani akuzoi po ashtu Partinë Socialiste se ka falsifikuar 10 procesverbale në qarkun e Lezhës, ndërsa i bëri thirrje organeve te drejtesise te ndermarrin me shpejtesi hetimin e ketij akti te shemtuar, te gjejne autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama- Kokëdhima.