PD reagon pas kërcënimit të Kosovrastit: Vepër e dyshes Rama-Kokëdhima, të hetohet
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me këcënimet në telefon të përfaqësuesit të saj ligjor në KQZ, Njazi Kosovrasti. Në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani bëri përgjegjës direkt kryesocialistin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për mesazhet kërcënuese ndaj Njazi Kosovrastit, pas ankesës që ky i fundit ka paraqitur në KQZ, për qarkun e Lezhës.“PD deklaron se asnjë kërcënim dhe akt kriminal nuk mund të imponojë grabitjen e mandatit. PD denoncon me ashpërsinë më të madhe këto kërcënime të Ramës dhe Kokëdhimës, dhe i garanton ata se për çdo veprim kriminal të ndërmarrë ndaj demokratëve do të përgjigjen ata dhe vetëm ata personalisht”- theksoi Bogdani.Bogdani akuzoi po ashtu Partinë Socialiste se ka falsifikuar 10 procesverbale në qarkun e Lezhës, ndërsa i bëri thirrje organeve te drejtesise te ndermarrin me shpejtesi hetimin e ketij akti te shemtuar, te gjejne autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama- Kokëdhima.Në mbledhjen e sotme të KQZ, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti ndërsa ka kërkuar nga KQZ administrimin e plotë të të dhënave të tabelave elektronike të rezultatit zgjedhor për KZAZ 13 në qarkun e Lezhës, lexoi mesazhet kërcënuese të nisura në kohën e fjalës që mbajti në KQZ.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë tabelën e rezultatit zgjedhor për qarkun e Lezhës për shkak të materialeve që kanë mbërritur nga KZAZ e këtij qarku. Sipas administratës së KQZ nga 10 qendra votmi janë sjellë tabela të fotokopjuara dhe ku janë fshirë të dhënat origjinale.Në këto kushte KQZ u ka kërkuar subjekteve politike të sjellin kopje të origjinalit të tabelave të KZAZ 13 në Lezhë, e më pas të bëhet mbledhja e të gjitha tabelave për qendrat e votimit në këtë qark në mënyrë që të shpallet rezultati.Sipas pretendimit të demokratëve nga rezultati origjinal i zgjedhjeve në këtë qark i kanë kaluar në favor të PS 541 vota, ndërsa sipas rezultatit zyrtar sipas Kosovrastit koalicioni i djathtë ka 285 vota më shumë se ai i majtë, çka sjell përmbysje të rezultatit nga 4 me 3 në favor të së majtës, në katër me tre në favor të së djathtës.