Arvizu pritje për 237 vjetorin e pavarësisë së SHBA: Integrimi, vetëm përmes bashkimit
Në ditëlindjen e 237-të të shtetit më demokratik të botës, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka dërguar një mesazh shqiptarëve: Vetëm të bashkuar mund arrrijnë më shpejt integrimin e shumëdëshiruar.“Mirëmbrëma! Faleminderit që jeni bashkuar në 237-vjetorin e SHBA. Vlerësim dhe mirënjohje kryebashkiakut Basha, Policisë së Shtetit dhe Galerisë së Arteve për aktivitetin. Dua të përgëzoj zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Dhjetra mijëra shqiptarë shkuan për të votuar. Sinjali i qartë dhe i pagabueshëm tregoi se ata janë të përgatitur për të marrë përgjegjësi.Integrimi vjen me shpejt nëpërmjet bashkimit dhe jo ndarjes”tha ai.Për të përforcuar mesazhin, Arvizu ka risjellë në vëmëndje një thënie të ish-presidentit Willson 99 vjet më parë. Duke cituar ish-presidentin Arvizu tha se Liria nuk përbëhet nga deklarata të përgjithshme por nga përkthimi i tyre.“Do jetë nder për mua të ndjek mbledhjen e parlamentit kur të nisë në shtator. Willson ka thënë 99 vjet më parë: Liria nuk përbëhet me deklarata të përgjithshme, por nga përkthimi i tyre” u shpreh Arvizu.E ndërsa uroi shqiptarët për pjesëmarrjen masive dhe proçesin e qetë zgjedhor në 23 qershor, Ambasadori amerikan tha se do të jetë në sallë kur të mblidhet parlamenti i ri në muajin shtator.Deklaratat, Ambasadori amerikan në Tiranë, i bëri gjatë një pritjeje zyrtare me rastin e përvjetorit të 237-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.Në pritje ishin të ftuar personalitetet më të larta të politikës, artit dhe medias shqiptare. Në sy ra mungesa e kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ishte i pranishëm presidenti Nishani, kryetari PS Edi Rama dhe ministra të kabinetit në detyrë.