Kosovrasti: Lezha u manipulua. Përfaqësuesi i PD kërcënohet me sms në mbledhje

Kërcënohet me jetë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërsa ka kërkuar nga KQZ administrimin e plotë të të dhënave të tabelave elektronike të rezultatit zgjedhor për KZAZ 13 në qarkun e Lezhës, Njazi Kosovrasti ka lexuar mesazhet kërcënuese që i janë nisur në kohën e fjalës që mbajti në KQZ.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë tabelën e rezulatit zgjedhor për qarkun e Lezhës për shkak të materialeve që kanë mbërritur nga KZAZ e këtij qarku. Sipas admisnitratës së KQZ nga 10 qendra votmi janë sjellë tabela të fotokopjuara dhe ku janë fshirë të dhënat origjinale.Në këtë pikë palët politike në KQZ kanë debatuar ku Njazi Kosovrasti ka kërkuar hetim për komisionerët që kanë bërë këto ndryshime, ndërsa i ka kërkuar KQZ të marrë në konsideratë tabelat eketronike të rezultatit, të marrë në shqyrtim kopje të tabelës origjinale ose të rinumërojë kutitë në këto qendra.Ndërsa përfaqësuesit e të majtës në KQZ kanë kërkuar fillimisht miratimin e tabelës e më pas ankimim të proçesit, por pas situatës së parashtruar nga përfaqësuesi i PD, Genci Gjonçaj është shprehur në mbështetje të propozimit të demokratëve.Në këto kushte KQZ u ka kërkuar subjekteve politike të sjellin kopje të origjinalit të tabelave të KZAZ 13 në Lezhë, e më pas të bëhet mbledhja e të gjitha tabelave për qendrat e votimit në këtë qark në mënyrë që të shpallet rezultati.Sipas pretendimit të demokratëve nga rezulati origjinal i zgjedhjeve në këtë qark i kanë kaluar në favor të PS 541 vota, ndërsa sipas rezultatit zyrtar sipas Kosovrastit koalicioni i djathtë ka 285 vota më shumë se ai i majtë, çka sjell përmbysje të rezulatit nga 4 me 3 në favor të së majtës, në katër me tre në favor të së djathtës.