Mohamed ElBaradei, kryeministri i ri i Egjiptit?
Presidenti i ri i Egjiptit thotë se lideri pro-reformator Mohamed ElBaradei ende nuk është emëruar si kryeministër duke hedhur kështu poshtë zërat e mediave vendase.Një zëdhënës i presidentit të përkohshëm Adly Mansour tha se konsultimet janë duke vazhduar. Një ditë më parë mediat disa zyrtarë thanë se ElBaradei, ish kreu i mbikqyrësi bërthamore të OKB-së ishte emëruar kryeministër i egjiptit. Ky lajm për ElBaradei ka shkaktuar zemërimin në mesin e përkrahësve të ish-presidentit Morsi."Presidenti i përkohshëm Adly Mansour u takua me ElBaradei, por deri më tani nuk ka pasur asnjë takim zyrtar," tha zyrtari, megjithatë sipas tij ElBaradei ishte një "zgjedhje logjike" në mesin e një listë emrash. Ndërkohë mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Mursi u zgjuan sërish nëpër kampet e tyre respektive në Kajro.Të paktën 30 persona humbën jetën në përleshjet e së premtes e mbi 1 mijë u plagosën ndërsa mbështetësit islamikë të presiderit të rrëzuar shprehën zemërimin e tyre për atë që e cilësojnë si një grusht shteti ushtarak.Rrëzimi i Mursit ka thelluar krizën politike të Egjiptit. Vëllazëria Myslimane fituesja e zgjedhjeve të një viti më parë është distancuar nga plani gjithpërfshirës i tranzicionit të ushtrisë që do të kulmojë në zgjedhje të reja.Zyrtarët e Vëllazërisë Muslimane këmbëngulin se nuk do të përdorin dhunë, megjithatë në rradhët e mbështetësve të tyre zemërimi mbetet i thellë për ndërhyrjen e ushtrisë.