Kolumbi, arrestohet bosi italian i drogës

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një prej kokave më të mëdha të trafikut të drogës në Amerikën Latine.Italiani Roberto Panuci, ishte kreu i një rrjeti që trafikonte tonelata kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë. Autoritetet kolumbiane njoftuan të Shtunën se kanë dhënë një goditje të madhe krimit të organizuar me arrestimin e një prej baronëve të drogës italianë që lidhen me grupin e Kalabrisë “Dangreta”. Në një deklaratë të sajë, Ministria kolumbiane e Punëve të Brendshme, e ka cilësuar Roberto Panuncin si " Pablo Escobari  italian" dhe thekson se ai ishte udhëheqës i një rrjeti që kontrabandonte tonelata kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë."Kundër këtij baroni të drogës ishin shpallur katër urdhëra arresti ndërkombëtarë për trafikim droge dhe bashkëpunim me mafian. Italia kishte shpallur alarm," shtoi ministria kolumbiane.Sipas mediave italiane, Panunci ka shpëtuar që nga viti 2010, kur ai u arratis nga një klinikë në Romë, ku ishte  transferuar për probleme të zemrës pasi ishte arrestuar nga forcat speciale në Bogota, ku policia e kishte indetifikuar me një kartë identiteti  të rremë."Unë mendoj se ishte furnizuesi më i madh i drogës nga Kolumbia," tha Federico Kafiero de Rao prokurori i krahinës Reggio Calabria, duke shtuar se autoritetet italiane ndihmuan për arrestimin e  Panuncit.