SHBA, rrëzohet avioni në San Francisko

Një avion pasagjerësh i kompanisë Asiana Airlines me 307 pasagjerë si dhe ekuipazhin në bord u rrëzua gjatë zbritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos   duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.Shefja e Ekipit të Zjarrfikësve të San Franciskos Joanne Hayes-Ëhite thotë se rreth 130 vetë u plagosën , disa lehtë, të tjerët në gjendje kritike. Një person ende figuron i zhdukur.Fluturimi 214 u nis nga Shangai në Kinë, bëri një ndalesë në Seul të Koresë së Jugut para zbritjes në San Francisko.Pamjet televizive tregojnë avionin e tipit 777 në tokë, me bishtin e shkëputur nga trupi dhe një nga krahët që duket se është dëmtuar.Dëshmitarët thonë se avioni u afrua për zbritje në një kënd të pazakontë dhe në momentin që preku tokën u lëkund, u rrotullua në vend dhe më pas bishti u shkëput nga trupi.Presidenti  amerikan Baak Obama u ka përcjell mesazhe ngushëllimi familjeve që humbën njerëz   në këtë fluturim. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për ekipet e ndihmës së shpejtë që u erdhën në ndihmë personave të prekur nga incidenti.