Sulmohet kompleksi i NATO-s në Kabul
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2013, 10:03
Militantët kanë sulmuar një kompleks në Kabul, i cili përdorej nga një firmë e huaj për furnizimin me pajisje të NATO-s.Policia ka thënë se militantët kanë hapur zjarr kundër rojeve, pasi një makinë bombë ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.Burimet zyrtare thonë se katër roje, kontraktorë të Nepalit dhe dy civilë janë vrarë, së bashku me të katër sulmuesit.Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin.Sulmi ka ndodhur një ditë pasi Ministria e Brendshme afgane ka njoftuar se kryengritësit kanë vrarë afro 300 policë afganë muajin e kaluar.