Marrëdhëniet ekonomike me Spanjën, Perez: Të intensifikohen, mbështesim integrimin

Rritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve ka qënë tema e një aktiviteti të zhvilluar në ambasadën e Spanjës në Tiranë.Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Rafael Tormo Perez tha në fjalën e tij se si dy vende me kulturë mesdhetare dhe dashamirës të një tradite të mirë të kulinarisë, Shqipëria dhe Spanja, ekonomia e 4 e Eurozonës duhet patjetër të shkojnë drejt intensifikimit të marrëdhënieve tregtare." Arsyeja e ketij takimi ka për qëllim shijimin e produkteve  tipike spanjolle, me qëllim final të bëjmë të njohur disa nga pasuritë gastronomike të vendit tonë. Qëllimi final është zgjerimi i marrëdhënieve tragëtare mes Shqipërisë dhe Spanjës në sektorin agro-ushqimor" tha Perez.Ambasadori spanjoll nuk harroi gjatë fjalës së tij t'i referohej edhe situatës paszgjedhore dhe të garantojë mbështetjen e Spanjës për aspirtatën e vendit tonë për tu integruar në BE." Së pari dua të ngre një dolli për prespektivën e një të ardhmeje tregtare mes dy vendeve. Së dyti në një atmosferë pas zgjedhjeve, me zgjedhje të pastra , të lira do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e Spanjës për ta parë veten në familjen europiane" tha Perez.I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga ambasada e Spanjës në Tiranë ka qënë edhe Konsulli i nderit Meksikës në Tiranë zoti Ylli Ndroqi, përfaqësues të disa prej kompanive më të suksesshme spanjolle që operojnë në disa vende të botës si dhe biznesmenë shqiptare. Të pranishmit në fund të aktivitetit kanë pasur mundësinë të shijojnë ushqimet spanjolle por edhe shampanjën e veren e këtij vendi.