TAP, përfaqësuesit Shah Deniz takohen me ministrin Bumçi
Ministri Bumçi e vlerësoi përzgjedhjen e TAP, jo vetëm si një zhvillim të një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, pasi me ndërtimin e këtij gazsjellësi, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e energjisë, por ky projekt do t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit më të ngushtë në rajon, me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera mike.
Përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2 duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces, theksuan se ky projekt do te ketë një rëndësi te jashtëzakonshme, jo vetëm për vendet neper te cilat do te kaloje, por edhe për sigurinë energjetike te Evropës. Ata theksuan se përzgjedhja e projektit TAP u be pasi ishte projekti me ekonomik, me efektiv dhe qe siguron tranzitimin e gazit me çmimin me te leverdishëm për konsumatorët.
Nabucco West dhe TAP ishin të vetmet kompani që parashtruan oferta për projektin e transportimit të gazit nga Azerbajxhani.Por Azerbajxhani përzgjedhi projektin e gazsjellësit trans Adriatik Pipline për të bërë transoprtin e gazit nga deti kaspik në Evropë.Kompanitë partnere të cilat po ndërtojnë fushën Shah Deniz II janë BP-ja britanike, SOCAR nga Azarbajxhani, Statoik i Norvegjisë dhe Total-i francez.Hisedarët e TAP-it janë Axpo e Zvicrës, Statoil-i norvegjez dhe E.ON gjerman.Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 kilometra i gjatë në tokë dhe 60 kilometra në det në pjesën e Shqipërisë në Detin Adriatik, me një vlerë investimi që arrin në rreth 2 miliard dollarë.Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt gazsjellësi për gazin natyror. Gazsjellësi do të transportojë gazin nga fusha e Shah Deniz-it në Azerbajxhan nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmes Detit Adriatik në Italinë Jugore dhe më tej në Europën Perëndimore.Projekti ka si qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, dhe larmishmërinë e furnizimit me gaz për tregjet europiane. TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit për në Europë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga Deti Kaspik.Projekti është hartuar për të zgjeruar kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 miliardë metër kub normal në vit. TAP parashikon edhe një rrjedhje fizike të kundërt deri në 80 për qind, si dhe mundësinë e zhvillimit të depozitave të gazit natyror në Shqipëri, për të përforcuar më tej sigurinë e furnizimit gjatë ndonjë ndërprerjeje operative të shpërndarjeve të gazit.