Sherr me mjete të forta mes dy të rinjve, një i vdekur në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2013, 23:01
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shënkoll të Lezhës. Një person, ka goditur për vdekje me mjete të forta një tjetër, të dy ende të paidentifikuar, duke çuar në katër bilancin e viktimave në këtë qark në një hark kohor shumë të shkurtër.Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ardhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit, ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të krimit.