Fule: Urime koalicionit fitues! Koha që shqiptarët të shikojnë me besim drejt BE

Ndërkohë që rezultati zgjedhor është drejt përfundimit, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Füle ka përgëzuar koalicionin fitues në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shprehur besim se qeveria e ardhshme do të vazhdojë të ndjekë axhendën e reformave të vendit, për t’i dhënë procesit të integrimit evropian vrullin e nevojshëm.“Tetë vitet e kaluara kanë qenë një periudhë e reformave të rëndësishme dhe të rritjes ekonomike. Shqipëria ka arritur progres të qëndrueshëm në rrugën e integrimit evropian. Liberalizimi i vizave, si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për statusin e kandidatit janë dëshmi për këtë” tha zedhenesi i komisionerit Fule, Peter Stano.Duke vlerësuar edhe deklaratën e vetëm pak minutave më parë të Kryeministrit Berisha për njohjen e rezultatit, Fule thekson se “tani më shumë se kurrë bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për të siguruar një tranzicion të qetë të pushteti. Njoftimi i kryeministrit Berisha, per pranimin e rezulatit, është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi”.Në përfundim ai vlerëson se vendi ka përpara sfida të mëdha, të cilat do të kërkojnë vëmendje të menjëhershme.“Kjo është pra koha që shqiptarët të shikojnë me besim, të bashkuar, drejt të ardhmes së tyre evropiane”, shprehet Fule.