Vdekja e ish-kryeministrit Horn, Berisha ngushëllime në ambasadën hungareze

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë ngushëllimi në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit hungarez Gyula Horn.Në librin e ngushëllimeve, të hapur nga ambasada hungareze me këtë rast, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e lartë për kontributin e zotit Horn, gjatë karrierës së tij politike.Kryeministri Berishashprehu ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe popullin hungarez, për këtë humbje.