Kukës, PD pretendon 3 mandate. Kreu i PD: KQZ ka gabuar

Edhe pse i gjithë proçesi i numërimit të votave, të zgjedhjeve të 23 qershorit, në të trija Komisionet Zonale të Administrimit të zgjedhjeve ka përfunduar, në qarkun e Kukësit ende nuk është nxjerrë një përfundim zyrtar se kush prej koalicioneve ka marrë numrin më të madh të mandateve apo a janë ndarë ata me mandate të barabarta.Ajo çka deri tani dihet, është fakti se koalicioni i djathë i kryesuar nga Partia Demokratike, në rrethet Kukës, Has e Tropojë, ka marrë rreth 27.750 vota. Ndërkohë që koalicioni i majtë, i kryesuar nga Partia Socialiste ka marrë rreth 18.240 vota.Këto vota tashmë janë dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe ky i fundit është ai që do kalkulojë gjithcka për të çertefikuar më pas edhe shpërndarjen e mandateve.Ajo çka dihet për momentin është se Partia Demokratike ka siguruar 2 mandate, që i shkojnë Flamur Nokës dhe Besnik Dushajt, si dhe Partisë Socialiste që mandati i saj i pare i ka shkuar Vexhi Muçmatës.Në zgjedhjet e së dielës kanë votuar mbi 77 mijë zgjedhës, në 167 qendra votimi dhe përkthyer në përqindje, pjesëmarrja në proçesin e votimit ka qenë 67% në rang qarku.