Berisha-administratës: Përkushtim të plotë deri kur të votohet qeveria e re

Kryeministri Berisha, një ditë pasi dha dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike është shfaqur sot para mediave në mbledhjen e qeverisë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka porositur administratën të punojë me kapacitet të plotë, përkushtim e devotshmëri deri ditën kur të votohet qeveria e re.“Detyra jonë është që deri ditën që Kuvendi të votojë kabinetin e ri, qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitete dhe xhiro të plotë, çdo lloj demotivimi është i pandershëm, i padenjë, i papranueshëm, administrata e vendit është pasuri kombëtare dhe duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë në përkushtim të madh deri ditën që do të votohet qeveria e re” tha Berisha.Sipas tij, më pas do të jetë qeveria e re ajo që do të përcjellë rrugët e organizimit dhe motivimit të administratës.“Jeni të lutur që këtë mesazh që kam për administratën tua përcillni direkt në takim me ta dhe ne qëndrojnë këtij projekti deri ditën e fundit, më tej vjen ekzekutivi i ri që të veprojë sipas platformës së re” tha  kryeministri.Berisha:TAP, projekt historik per vendinKryeministri Berisha ka theksuar në mbledhjen e qeverisë se është takuar sot me përfaqësuesit  e konsorciumit Shah Deniz të cilët e njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e gazsjellësit TAP.Duke vlerësuar TAP-in si një projekt  historik për vendin, kryeministri theksoi se ndërtimin e tij Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht situatën energjitike.“Kjo përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjike. Procesi i integrimit në BE është dominues, por aktualisht ky vendim është më strategjik për vendin dhe për shqiptarët, për zgjidhjen përfundimtaret të problemit numër 1 që ekziston në shumë  vende të botës, ate të energjisë. Unë garantova se marrëveshjet e marra në unanimitet në Parlamentin shqiptare dhe kjo është garanci e plotë se projekti do të ketë mbështetjen totale të qeverisë dhe të opozitës nesër në Kuvend” tha kryeministriKryeministri Berisha shtoi se në sajë të ndërtimit të këtij projekti do të hapen mijëra vende pune për shqiptarët."Ky projekt që është defakto projekti më i madh i gazit në Europë, një investim prej 40 miliard dollarësh dhe tejkalon në investim çdo projekt tjetër. Ky projekt do të krijojë në Shqipëri mijëra vende pune dhe do të jetë një korridor i fuqishëm punësimi dhe të ardhurash për shqiptarët. I shpreh mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit që ka dëshmuar ndjenjat më të mëdha për shqipëritarët dhe Shqipërinë” tha Berisha