MPJ përshëndet njohjen e Kosovës nga Egjipti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2013, 13:04
Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Egjiptit.Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se kjo njohje sepse vjen në një moment tepër të rëndësishëm për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë, si dhe në prag të konfirmimit të hapjes së negociatave për MSA-në me Bashkimin Evropian.“Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara” thuhet në deklaratën e MPJ-së.