Grupi i Anti-Korrupsionit i KiE: Shqipëria ka zbatuar rekomandimet

Grupi i Anti-Korrupsionit i Këshilli i Europës (GRECO) publikoi Raportin e Dytë të Përputhshmërisë për Shqipërinë, ku pranon se Shqipëria ka zbatuar, ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme, të gjitha rekomandimet e tij.GRECO përgëzon autoritetet shqiptare për reformat e bëra dhe masat e marra. Ai gjithashtu shpreh shpresën e fortë se këto do të provohen të efektshme në praktikë duke qenë se zbatimi i reformave është po aq i rëndësishme sa dhe adoptimi i tyre.Konkluzionet gjithashtu theksojnë se, përsa i përket inkriminimeve, GRECO është i kënaqur që procesi i reformës permbajtesore është përfunduar nga Shqipëria.“Amendime të rëndësishme të Kodit Penal, të cilat plotësojnë shqetësimet e të gjitha rekomandimeve të nxjerra në Raportin e Vlerësimit, tashmë janë zbatuar.  Reforma ligjore përfshin çështje të tilla të rëndësishme si kriminalizimin e korrupsionit të zyrtarëve të huaj dhe ndërkombëtare, anëtarëve të jurive dhe arbitrave, rritje në nivelin e sanksioneve të mundshme për vepra korruptive në sektorin privat dhe tregtimit te influences, si edhe juridiksionin mbi veprat penale të ryshfetit dhe tregtimit te influences të kryera jashtë shtetit” thuhet në raport.Përsa i përket transparencës së financimit të partive politike, GRECO pranon masat shtesë të marra me qëllim zbatimin e ndryshimeve ligjore tashmë të vlerësuara në Raportin e Perputhshmerise, përkatësisht futja e modeleve të gatshme për raportet financiare që paraqiten nga partitë politike - brenda një afati të caktuar - pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vendosjen e udhëzimeve për auditimin e këtyre raporteve nga auditorë të pavarur.