Zgjedhjet parlamentare dhe vendore, KQZ: Numërimi drejt fundit

Përfundon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bulqizë, në komunën e Sevasterit në Qarkun e Vlorës dhe Thumanë dhe njësinë bashkiake Nr.1 në kryeqytet.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri me dije se KQZ po bën tabulimin e rezultateve, të dhëna këto që do hidhen në sistem dhe së shpejti do të shpallet rezultati përfundimtar.Lidhur me zgjedhjet parlamentare, Hoxhaj tha se tashmë ka përfunduar numërimi në masën 99%, dhe se aktualisht po numërohet vetëm në një ZAZ më Tiranë, në Njësinë nr.9.Sipas saj, shumë shpejt do të hidhen të gjitha të dhënat në sistem për të patur një pasqyrim të plotë dhe zyrtar të rezultatit.