Berisha “thyen” heshtjen në fb, përshëndet TAP: Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2013, 16:12
Pas një heshtje më shumë se dyditore në rrjetin social facebook, kryeministri Sali Berisha rikthehet për miqtë e tij, por jo për një reagim lidhur me humbjen e zgjedhjeve nga PD dhe koalicioni i djathtë, por për të përshëndetur përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit trans Adriatik Pipline, kundrejt atij NABUCOO West.“ Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!! sb” shkruan ai.
Ndërkaq të premten do zyrtarizohet marrëveshja e arritur për gazsjellësin TAP. "Ora News" konfirmon vizitën e përfaqësuesve të Shah Deniz në Tiranë, të cilët do të takohen me Kryeministrin Berisha.
Agjensia e lajmeve Reuters, e cila citon konsorciumin OMV, një nga kryesorët e NABUCOO West thotë se projekti i tyre nuk është përzgjedhur për të bërë këtë transport të gazit.
Vendimi nënkupton se sipas të gjitha gjasave Gazgjellësi Trans-Adriatik (TAP) do të përdoret për të bartur dhe nxjerr gazin nga Deti Kaspik në tregun evropian.Nabucco West dhe TAP ishin të vetmet kompani që parashtruan oferta për projektin e transportimit të gazit nga Azerbajxhani.Kompanitë partnere të cilat po ndërtojnë fushën Shah Deniz II janë BP-ja britanike, SOCAR nga Azarbajxhani, Statoik i Norvegjisë dhe Total-i francez.Hisedarët e TAP-it janë Axpo e Zvicrës, Statoil-i norvegjez dhe E.ON gjerman.Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 kilometra i gjatë në tokë dhe 60 kilometra në det në pjesën e Shqipërisë në Detin Adriatik, me një vlerë investimi që arrin në rreth 2 miliard dollarë.Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt gazsjellësi për gazin natyror. Gazsjellësi do të transportojë gazin nga fusha e Shah Deniz-it në Azerbajxhan nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmes Detit Adriatik në Italinë Jugore dhe më tej në Europën Perëndimore.