Fier, e majta merr 11 mandate. Proçesi i numërimit përfundoi pa probleme

Procesi i votimit dhe i numerimit ne qarkun e Fierit ka ecur i qete dhe pa incidente. Ashtu si ne me te shumten e qarqeve eshte PS ajo qe kryeson me 79.672 vota, duke u ndjekur nga PD me 39 792, LSI me 18176 vota dhe PDIU me nje total prej 8455 vota.Te ndara ne mandate PS ka mbetur ne nivelet e zgjedhjeve te fundit duke u perfaqesuar ne parlament me 9 deputete , PD ka mundur te siguroje vetem 4 mandate, nje nga te cilet i takon kreut te PDIU Shpetim Idrizi dhe PDIU ka mundur te siguroje vetem 1 mandat.Surpriza e ketyre zgjedhjeve ne Fier ashtu si ne te gjithe vendin erdhi nga LSI, e cila siguroi 2 mandate ate te Petrit Vasilit dhe kreut lokal te LSI, Robert Bitri.Sa i takon deputetit te pavarur Dritan Prifti, ai u terhoq nga kandidimi rreth ores 16:00 te dites se marte me pretendimin se LSI dhe PS po i vidhnin vota. Ai e mbylli kandidimin e tij me 5989 vota. Sipas deputetes se PS, Majlinda Bufi, kjo fitore eshte pergjegjesi e Partise Socialiste.

Qarku i Fierit ka 373706 zgjedhes, nga te cilet votuan ne 23 qershor 185350 qytetare te Fierit, Lushnjes dhe Mallakastres. Ne te gjithe qarkun ishin 576 qendra votimi ne te cilat procesi eci pa asnje incident.