Elbasan, hidhet nga kati i katërt, vdes 60-vjeçarja

Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur ka kati i katërt i pallatit ku jetonte.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Partizani”  të qytetit të Elbasanit ndërsa viktima është 60-vjeçarja Lirie Sanço e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë çuar 60-vjeçaren t`i japë fund jetës ndërkohë që policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.