Elbasan, fiton e majta, numërimi përfundon pa probleme
Zgjedhjet e 23 qershorit konfirmuan nje fitore te Partise Socialiste dhe kampit te se majtes edhe ne qarkun e Elbasanit.Procesi i votimit ne kete qark u krye ne 540 qendra te votimit dhe u administruan nga 10 KZAZ te pozicionuara 5 ne Elbasan dhe nga nje ne secilat nga bashkite si Librazhd,Cerrik,Gramsh,Belesh,Peqin.Ne listat e votueseve ne qarkun e Elbasanit ishin perfshire plot 321.138 votues, nga te cilet 175.855 ose 54.76% iu drejtuan qendrave te votimit ne daten 23 qershor. Koalicioni i majte mori 101.939 vota, ndersa koalicini i djathte 68271.Te ndara sipas partive,votat e qytetareve elbasanas shkuan 75235 per Partine Socialiste,46753 per Partine Demokratike, LSI mori 18406 vota, PDIU 12100,PR 6177,FRD 2255.Te perkthyera ne mandate,votat e elbasanasve i dhane 8 nga 14 mandatet e mundshme koalicionit te majte nga te cilat 6 per Partine Socialiste dhe 2 per LSI, ndersa koalicioni i djathte mori 6 mandate,4 prej te cileve i mori Partia Demokratike,1 PDIU dhe 1 PR.