Hoxhaj kërkon hapjen e pikës kufitare Stançiç-Bellanoc

Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc–Stançiç dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.Ministri Hoxhaj këtë kërkesë i`a ka bërë ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Popovski dhe zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri, me ç`rast është kërkuar hollësi për shkak të ngecjes së hapjes së kësaj pike kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës që lidh vendbanimet shqiptare dhe lehtëson lëvizjen e lirë në të dyja anët e kufirit.Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ministri Hoxhaj theksoi se me ministrin Poposki kanë biseduar është për përshpejtimin e hapjes së pikës kufitare Stançiç që gjendet në pjesën e Kosovës dhe Bellanoc në pjesën e Maqedonisë.“Kjo do të lehtësoj qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve në të dy anët e shteteve, të shkëmbimit të mallrave etj.”, tha Hoxhaj, duke bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar edhe për projekte të karakterit rajonal.Gjatë takimit me homologun maqedonas, ministri Hoxhaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë bilateral me Maqedoninë.Në këtë kontekst, dy ministrat kanë biseduar për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.Gjatë takimit, dy ministrat kanë diskutuar edhe për intensifikimin e shkëmbimit të përvojave në fushën e diplomacisë. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në nisma dhe organizata rajonale.Ministri Hoxhaj sot u takua edhe me shefin e diplomacisë malazeze, Igor Lukshiç dhe zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj këto takime i zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup. Shumica e vendeve pjesëmarrëse kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në kuadër të Kartës SHBA–Adriatik