Veselinoviç: Barrikadat i bëmë bashkë me qeverinë serbe
Barrikadat e vitit 2011 në veriun e Kosovës i kam planifikuar me Borislav Stefanoviçin, ish shefi i delegacionit serb në dialogun me Prishtinën dhe kryetarët e komunave të veriut të Kosovës. Kështu ka deklaruar biznesmeni serb i veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviç në fillim të procesit gjyqësor kundër tij që ka filluar ditën e djeshme në Serbi.Zvonko në vitin 2011 ishte akuzuar nga komandanti i atëhershëm i KFOR-it, Erhard Drews, se ka qenë një nga shkaktarët kryesor të trazirave dhe dhunës në veri të Kosovës pas përpjekjeve të shtetit kosovar që të ushtrojë autoritetin e vet edhe në atë pjesë të Kosovës.Në seancën e parë gjyqësore kundër tij Veselinoviq është deklaruar që barrikadat fillimisht u organizuan bashkë me pushtetin e asaj kohe të Serbisë kur qeveria në Beograd udhëhiqej nga Partia e Boris Tadiçit. Mirëpo më pas Tadiç ndryshon mëndje dhe përmes Stefanoviqit e ka urdhëruar heqjen e barrikadave. Zvonko Veselinoviç ka deklaruar të hënen se kur ai nuk është pajtuar me këtë, kundër tij është nisur një gjueti e egër mediale që ka cuar edhe deri te arrestimi më 20 dhjetor të vitit 2011.Avokati i biznesmenit të arrestuar serb, Goran Petronijeviç, gjatë një interviste dhënë televizionit, B92, ka cituar një prej miqve të Veselinoviçit i cili e ka kujtuar kohën e takimeve me Borislav Stefanoviq kur ky i fundit i është kërcënuar Zvonkos se “tani që nuk po na dëgjon më, do ta bëjmë jetën ferr”.Të gjitha këto sipas B92-shit, janë hedhur poshtë nga ish krye-negociatori serb në dialogun teknik Kosovë - Serbi, Borko Stefanoviç i cili ka deklaruar që me Zvonko Veselinoviçin asnjëherë nuk është takuar apo të ketë biseduar. Deklaratat e këtij të fundit, Stefanoviç i ka quajtur një metodë për ta mbrojtur vetën para gjykatës.Veselinoviç së bashku me dy bashkëpunëtorë të ti në Serbi gjykohen për çështje përvetësimi kamionash të një kompanie serbe e jo për trazirat e veriut.