Presidenti francez pritet tu përgjigjet kritikave
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit të presidentit të Francës, popullariteti i socialistit Francois Hollande është në rënie.Të majtët janë të zhgënjyer se ai nuk e mbajti premtimin për krijimin e një programi stimulues, të sponzoruar nga shteti, ndërsa të djathtët thonë se ai po shkon duke i rritur taksat e duke mos i shkurtuar shpenzimet.Hollande pritet të mbajë sot një konferencë të madhe për media, ku ai thotë se do të bëjë përpjekje të shpjegojë se çfarë është duke bërë në uljen e nivelit të papunësisë prej 10 përqind dhe çka po bën në drejtim të rritjes ekonomike në vend.Një sondazh i kryer kohët e fundit tregon se në mesin e pesë aryeve të rënies së popullaritetit të Hollande radhiten: rritja e taksave, mungesa e vizionit, si dhe mungesa e zgjidhjeve të forta për ta nxjerrë Francën nga kriza.