Rama: Rilindja triumfoi mbi rrënimin; Bregu: Rama vulosi disfatën përfundimtare
Rama këtë dalje për mediat e ka shfrytëzuar edhe për akuza ndaj kupolës drejtuese të policisë së shtetit, prej të cilës ka kërkuar të bëjë detyrën e saj në përputhje me ligjin.“Është ora që kupola drejtuese e policisë së shtetit, nga Burgaj tek Kuliçaj të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e cojnë më tutje rreshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Ndërkohë që sovrani është shprehur me votë, administrimi duhet të garantohet nga administrata dhe policia e shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën. Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal. Ndërkohë u bëj thirrje edhe instrumentuesve të incidenteve në Lac dhe në gjithë vendin, të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë tu afrohen QV. Vota e sovranit është në kuti, vendimi i sovranit për ti hapur rrugë rilindjes është në kuti, të cilat duhet të shkojnë të patrazuara nga askush dhe të mbrojtura në destinacionin përfundimtar. Zoti Burgaj është ora që të bëni drejtorin e policisë së shtetit, Sali Berisha është vetëm kryeministrër në tranzicion që duhet të pregatitet ti hapë vendin rilindjes. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vullnet ta konsiderojnë si zhvillim të përbashkët të vendin.Të gjitha uniformat blu që janë në detyrë, duhet të qëndrojnë në detyrë deri në minutën e fundit të procesit, të numërimit të votës së fundit. Ne këtu jemi garant i cdo vote, ne nuk do lejojmë të preket as një votë shqiptari”tha ai.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i selisë blu, ku Ministrja e integrimit Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë disfatë më të thellë se ajo e vitit 2009.
“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje, të fgjtiëh komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu.Duke komentuar vrasjen në Laç, ajo tha se kjo çështje i takon organeve të Prokurorisë.Eufori është shfaqur edhe në selinë e LSI, ku lideri i saj Meta tha se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate, ndërsa LSI 15-20.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate, ndërsa LSI 15-20 mandate. Të gjithë komisionerët tanë , numëruesit tanë të bëhen pjesë e një procesi që na nderon si një vend europian. Ky angazhim qytetar për të kurorëzuar me sukses standardet e një procesi që u minua që në fillim nga Kryeministri Berisha dhe për të lënë pas njollat. Ne do të jemi këtu deri në numërimin e votës së fundit” tha ai.Topi, vëzhgueve: Ndiqni votë më votë procesinNë një konferencë shtypi Kryetari i FRD-së Bamir Topi i shprehu falenderime të thella gjithë popullit Shqiptar, për pjesëmarrjen në votime që sipas shifrave tregojnë rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
“Gjatë ditës kam shprehur keqardhje për dhunën tragjike në Laç, që u pasua me një të vdekur dhe tre të plagosur. Dëshiroj t’i shpreh familjes të së ndjerit ngushëllimet më të sinqerta dhe të uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. FRD u paraqit në këto zgjedhje si forcë e moderuar me mjaft cilësi qytetare,nuk krijoi asnjë incident, madje kontribuoi ndjeshëm në ekuilibrimin e situatës qoftë me sjelljen e kandidatëve tanë por edhe të vëzhguesve. Deri më tani vërtetë kemi arësye të krenohemi.” u shpreh z.Topi. Më tej ai përgëzojë njerëzit e medias, që sic tha z.Topi e kanë shoqëruar FRD gjatë gjithë fushatës dhe specifikish ditën e sotme, që kanë treguar përkushtim dhe kanë transmetuar gjithçka ka ndodhur në terren. FRD i falenderon ata që kontribuan ne këtë proces. Dua të vlerësoj punën e të gjithë kandidatëve në të gjithë Shqipërinë, por natyrisht puna nuk ka përfunduar. Presim një rezultat jo veëm në kufinjtë pritshmërisë, por më shumë se aq. Por, nga ana tjetër meqënëse procesi vazhdon dhe FRD nuk ka anëtarë në komisionet e numërimit, por vetën vëzhgues kam besim se vazhdimësia do të bëhet me korrektësi duke konsideruar çdo komision që buron nga ligji dhe zbaton atë dhe jo komisione që përbëhen nga përfaqësues të partive. Komisionet e numërimit duhet të japin me korrektësi verdiktin e votës së qytetarëve. I bëj thirrje kryetarëve të partive politike, që në këtë moment ta presin rezultatin me qetësi dhe besoj se është një moment shumë i rëndësishëm që do të bëjë të mundur fundin e tranzicionit dhe fillimin e një ere të re për politikën dhe institucionet e Shqipërisë. I them vëzhguesve të FRD-së të ndjekin procesin për të parë votë pas vote atë që shqiptarët i kanë dhënë kësaj partie, përfundoi fjalën e tij Kryetari I FRD-se Bamir Topi.Dritan Prifti: I sigurt për marrjen e mandatit në Fier
Kam marrë të dhëna nga të gjitha qëndrat e votimit, në mbi 20 qëndra votimi kam dalë forcë e parë, në 400 QV jam forcë e tretë politike, dhe në rang qarku po forcë e tretë. Votat e mia janë nga 14 000 në 16 000, që nëse do isha forcë politike do të përkthehej në dy mandate. Unë kam bërë fushatë si i majtë dhe do jem pjesë e qeverisë së majtë pas zgjedhjeve.Idrizi: Shqiptarët i takuan sot standardet evropiane, na takon neve politikanëve të ngrihemi në lartësinë e tyre
Unë sapo jam kthyer nga një vizitë disaorëshe në 5 qarqet tona kryesore: Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë.Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë votuesit, vëzhguesit dhe komisionerët e PDIU që kanë dhënë një kontribut të çmuar në një process votimi korrekt dhe paqësor.PDIU del para publikut këtë mbrëmje me të gjithë përgjegjshmërinë dhe detyrimin për të njoftuar se Shqipëria sot votoi e lirë.Me një manifestim dukshëm të dëshirës e shpresës së çdo qytetari shqiptar për të qenë aktor, faktor dhe autor për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme evropiane.PDIU e priti këtë ditë në paqe e me mirësinë e festivitetin e nevojshëm dhe të domosdoshëm, pasi për ne, kjo ditë ishte, është e duhet të mbetet dita e qytetarëve dhe vetëm e qytetarëve shqiptarë. Shprehim keqardhjen për incidentin e rëndë të Laçit ku një qytetar humbi jetën e të tjerë u plagosën, e njëkohësisht i shprehimngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Gjon Gjonit.Por përtej këtij rasti fatkeq, e përtej disa incidenteve të tjera tëcilat në thelb kanë qenë jo domethënëse për mbarëvajtjen e procesit, ne si PDIU shprehim mirënjohjen për qytetarët shqiptarë që janë treguar demokraci-dashës, paqedashës dhe europianë të vërtetë me këtë festivitet që kanë dëshmuar në këtë ditë zgjedhjesh. PDIU bën thirrje që askush, asnjë politikan, e asnjë parti politike të mos e cënojë e as të tjetërsojë, këtë ditë dhe këtë atmosferë, të ndërtuar e të zotëruar, me meritë nga qytetarët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë i takuan sot standardet evropiane, ndaj dhe kanë dëshmuar se e meritojnë plotësisht statusin e vendit kandidat në BE. Tashmë na takon neve, politikanëve dhe partive politike, që të ngrihemi në lartësinë e qytetarëve shqiptarë, e ta administrojmë procesin zgjedhor me përgjegjshmëri të lartë ligjore, qytetare, kombëtare dhe evropiane. PDIU ka zhvilluar një fushatë elektorale përbashkuese me sloganin: Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar. PDIU sipas të dhënave paraprake ka arritur të sigurojë një rezultatë shumë të mirë, përtej pritshmërive dhe projeksioneve që ne kemi paralajmëruar gjatë fushatës sonë elektorale. Po ashtu edhe koalicioni i mazhorancës “Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” nga të dhënat tona, projektohet të jetë fitues në këto zgjedhje. PDIU bën thirrje që vullneti i qytetarëve të lexohet i lirë dhe të shpallet i lirë. Ne e duam Shqipërinë të Bashkuar. Ne e duam Shqipërinë Evropiane. Fitoftë Shqipëria!
