Topi mbyll fushatën në Fier: 23 qershori, fundi i këtij rregjimi

Një ditë para fundit të fushatës zgjedhore Fryma e Re Demokratike u ndal në Fier ku zhvilloi një tubim me qytetarët. I shoqëruar nga antarë të shtabit zgjedhor të FRD-së, kryetari Topi në fillim të fjalës së tij uroi rikthimin në garën zgjedhore të kandidatit Mithat Hoxha pas shërimit të plagëve nga dhuna e para disa ditëve.Më tej Topi falenderoi gjithë qytetarët e qarkut Fier për mbështetjen e plotë që i kanë dhënë Frymës së Re Demokratike.“Kjo mbështetje nuk është gjë tjetër vecse një tregues i rezultatit që ne presim në 23 qershor në Fier por edhe në të gjithë vendin , ku FRD është aktive dhe e konsoliduar” – u shpreh ai.Nga Fieri kryetari Topi theksoi se forca politike që ai drejton do të ekuilibrojë politikën konfliktuale , e cila i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë dhe shqipëtarëve , ndërkohë që e ka kthyer skenën politikë në arenë fyerjesh.“Politika duhet të ndryshojë me kulturë europiane duke ju rikthyer standarteve dhe vlerave të humbura. Askush më mirë se FRD nuk mund ta realizojë këtë mision. Pikërisht për ti dhënë jetë këtij misioni është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në votime” nënvizoi ai.Ndërkaq kreu i FRD u tha pjesëmarrësve në tubimin zgjedhor se e drejta e votes i jep forcë zërit të qytetarëve“Përdoreni këtë zë, bëjeni atë sa më të fuqishëm duke mbështëtur masivisht FRD, partia që përkrah fort qytetarët dhe interesat e tyre. Mbas dy ditësh do të shkoni në kutitë e votimit, ju bëj thirrje të mos i drejtoheni qëndrave të votimit vetëm por me miq e shokë me të afërmit tuaj dhe shënoni nr.66 ky është numri që i jep kuptim zgjedhjes suaj . Votoni nr.66 për të konsoliduar demokracinë shqiptare”.Ndërsa kandidati që kryeson listën e FRD në qarkun e Fierit Shezai Cobo theksoi se në vënd të zhurmës dhe incidenteve FRD solli në jetën politike shqiptare frymën e paqes.