Meta i përgjigjet Berishës: Vure dorë mbi KQZ, s’ka koalicion LSI-PD pas 23 qershorit

Nga Berati ku përmbylli fushatën elektorale, kreu i LSI Ilir Meta i ka kthyer përgjigje ish partnerit të tij në qeverisje për mundësinë e një koalicioni PD-LSI pas 23 qershorit. Duke e garantuar Kryeministrin Berisha se sdo ketë një herë të dytë, Meta ashtu sic nënshkroi marrëveshjen për hir të integrimit në 2009, refuzon ta rinovojë në 2013 për shkak të “minimit” që sipas tij Berisha i bëri KQZ-së.“E dëgjova mbrëme se tha do bëjmë koalicion me LSI pas 23 qershorit. Unë si djalë i juaj në radhë të parë dua të jap një përgjigje nga Berati se LSI dhe Ilir Meta përjashtojnë cdo mundësi koalicioni me një qeveri dhe Kryeministër që guxoi të vërë dorë mbi KQZ, të një njeriu që pati të gjitha mundësitë të largohet me dinjitet. Ne jemi të përcaktuar në Aleancën për Shqipërinë Europiane, ne jemi ajo forcë që do mbyllë përgjithmonë politikën e përcarjes që instaloi Sali Berisha. U bëj thirrje të gjithë demokratëve në Berat, se ka ardhur koha që gjithë Berati të dënojë një qeevri që harroi zërin e Beratit” tha ai.Berati tha më tej Meta, e ka zgjedhur ashtu si gjithë Shqipëria të ardhmen e tij, që është punësimi.“Berisha do ikë të dielën si kryeministër njëherë e përgjithmonë sepse po të presë Berati premtimin e Berishës për boshtin e jugut do t’i duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera sepse ai për 8 vjet as rrugën e vjetër Lushnje-Berat nuk e rikonstruktoi. As gropën e rrugës që lidh Lushnjën me Beratin vecse filloi të hedhë asfalt 3 javë më parë këtu në qytetin Beratit. Ne do fitojmë, se boshti i jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet. Ne do fitojmë se ky qytet i jashtëzakonshëm kërkon zhvillim, frymëmarrje dhe ne do bëjmë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para”Subvencionim për fermerët dhe një plan të vërtetë për ringritjen e industrisë, kanë qenë premtimet që kreu i LSI u bëri banorëve të këtij qarku.“Ne do fitojmë se fermerët e mrekullueshëm të Beratit që punojnë aq shumë, sakrifikojnë aq shumë, meritojnë jo një, nuk meritojnë me pikatore por plan të vërtetë për subvencionimin dhe ringritjen e industrisë agro-përpunuese, në mënyrë që Berati të përpunojë për vete dhe eksport sic ka prodhuar në të kaluarën”përfundoi ai.QARKU BERAT1. NASIP NAÇO2. GLEDJON REHOVICA3. SELFO KAPLLANI4. SILVA CAKA5. LEFTER KUQO6. VALBONA PAPA7. MIMOZA VELIKO8. EMILJANO KAMSI