Idrizi te "Tregu Çam" dhe Xhafzotaj: Votoni nr. 50, për Çamërinë dhe Bashkimin Kombëtar

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, zhvilloi një takim me tregtarë të Shpëtim tregut Çam, ku u njoh me problemet e tyre dhe mbi qasjen e PDIU-së ndaj biznesit të vogël.Ai u përqëndrua gjithashtu edhe në historinë e këtij tregu, të themeluar nga shqiptarët e Çamërisë pas dëbimit si një shenjë e integrimit të tyre natyrale brenda kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.Gjatë takimeve me këta banorë, Idrizi përsëriti nevojën e një politike të re mbi ekonominë, duke u bazuar në dy konceptet kryesore të PDIU-së: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe bashkimin ekonomik kombëtar. Ai premtoi angazhimin e deputetëve të ardhshëm të PDIU-së në heqjen e barrës fiskale ndaj bizneseve të vogla, si edhe në rritjen e mbështetjes financiare ndaj tyre.Më pas Idrizi theksoi rëndësinë e emrit të këtij tregu, i cili ndodhet në qendër të kryeqytetit, ashtu sikurse edhe Çamëria sot, është në zemrën e çdo shqiptari.“Ky treg ndodhet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Çamëria është në zemër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Unë gjej rastin të ftoj çdo shqiptar, që të bashkohet me ne më 19 qershor në Kllogjer dhe në Qaf Botë, për të respektuar ata që humbën jetën dhe për të çelur Varrezat e Shqiptarëve të Çamërisë në Qaf Botë. Është shumë e rëndësishme që ne, shqiptarët, e Çamërisë apo të trevave të tjera, kemi mbyllur një kapitull të rëndësishëm me të kaluarën, duke respektuar ata që dhanë jetën vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptar në një genocid të ashpër. Po, në datën 19, ne do të mbyllim fushatën zgjedhore të PDIU-së, në Qaf Botë, në kufirin shqiptaro-shqiptar, që ndan Çamërinë nga atdheu. Ftoj të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e këtij pelegrinazhi” – deklaroi Idrizi.Më pas kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mori pjesë në përvjetorin e themelimit të degës së Shoqatës Çamëria në Xhafzotaj të Qarkut të Durrësit.Kreu i PDIU-së, falenderoi antarët e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë për mbështetjen masive që i kanë dhënë PDIU-së dhe theksoi se së bashku me çdo shqiptar do të çojnë përpara çështjen çame dhe çështjen kombëtare. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë nr. 50, si numri i alternativës kombëtare në parlament.