Fier,Berisha hap “qesen”:Rroga minimale 350 dollarë, pensionet jo më pak se 150
Kur kanë mbetur dhe 6 ditë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun Fierit. Kryeministri Berisha në fjalën e tij është treguar konciz në shpalosjen e platformës së partisë dhe koalicionit që drejton, duke e vënë theksin kryesisht tek punësimi dhe rritja e pagave dhe pensioneve.
“Le të ecim përpara për një mandat të tretë me të cilin synojmë rritjen e mirëqënies. Jam këtu për tu zotuar se gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri rroga minimale do rritet në 350 dollarë. Rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do arrijë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar cdo të ri fierak dhe cdo të ri të Shqipërisë se dyert e universiteteve do vazhdojnë të jenë të hapura për të bërë realitet ëndrrën universitare, pranë cdo shkolle të mesme do hapen degë profesionale sikundër do hapen shkolla profesionale në mbarë vendin. Katër vitet që vinë cdo njeri prej jush që do punësohet, qeveria do paguajë cdo lloj detyrimi fiskal për ju tre vjet, do mundësojë kualifikimin tuaj falas në cdo sipërmarrje. Për të gjithë të rinjtë me profesion do garancojë mikrokredi të buta për tu vetëpunësuar. Katër vitet që vinë me dyfishimin e turizmit, uljen e taksave, projektet e mëdha, mbështetjen e fermave dhe teknologjisë së informacionit në Shqipëri do krijohen 250 000 vende pune. Ftoj pensionistët e Fierit të bashkohen me ne, pasi i garantoj se katër vitet që vinë nuk do ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër 100% të gjitha shërbimet shëndetësore dhe ilacet e pensionistëve, do subvencionojë transportin urban dhe interurban, do përballoj me buxhetin e saj 90% të shpenzimeve në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve” deklaroi Berisha.Berisha më tej premtoi lehtësira për bizneset shqiptare dhe të huaj që do të investojnë në Shqipëri, ndërsa për emigrantët ai tha se bizneset e tyre do të jenë 3 deri në 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal. Duke ju drejtuar fermerëve, Kryeminsitri i garantoi për trefishim të granteve, si dhe likujdimin me para në dorë të akcizës së naftës.
“Ftoj në këtë platformë të gjitha gratë dhe vajzat e Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Jam këtu për të siguruar të gjitha gratë shtëpiake se do krijojnë sipas dëshirës së tyre sistemin e puënsimit, do miratohet gjatë vitit të parë ligji për statusin e nënave kryefamiljare. Ftoj të gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri të votojnë PD sepse bizneset e tyre do jenë 3-5 vjet pa asnjë detyrim fiskal, në rast se duan të ndërtojnë fermat e tyre, cdo projekt do financohet me grante. Garantoj të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike se ndihma do rritet në masën 50% dhe cdo pagesë jo vetëm do indeksohet me rritjen vjetore te cmimeve por do jetë gjithnjë dy herë më e lartë sesa ajo. Ftoj të gjithë biznesmenët të bashkohen me projektin tonë. Katër vitet që vinë i garantoj për ulje të mëtejshme të taksave, për një partneritet sipërmarrës publik-privat në të gjithë sektorët, kualifikim të punëtorëve të tyre falas. Ftoj fermerët të bashkohen me ne në fitoren e 23 qershorit duke garantuar se do të trefishojmë grantet për projektet e tyre dhe se në fshatrat shqiptare sdo ketë pension nën 150 dollarë. Ka filluar dhe do vazhdojë pagesa me para në dorë e akcizës së naftës, makinerive. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në projektin tonë për një infrastrukturë moderne, ujësjellësa e kanalizime, shkolla dhe qëndra shëndetësore” theksoi Kryeministri.Duke siguruar fierakët se PD dhe qeveria e tij bëjnë realitet premtimet, Berisha tha se alternativa e Ramës është ajo shpifjeve dhe trillimeve. Kryeministri ftoi qyetarët të gjykojnë me gjakftohtësi ndryshimin mes palëve për të vulosur të ardhmen e tyre në 23 qershor.“Jam këtu për të gjatë këtyre viteve premtimet tona kanë qenë realitet. Katër vitet që vinë sëbashku do bëjmë shumë më tepër për puënsimin tonë , mirëqënien tonë, zhvillimin tonë. Ju ftoj ju dhe mbarë shqiptarët të votojnë për Shqipërinë europiane, të marrim së shpejti statusin kandidat, të hapim negociatat me BE, të përfitojmë prej saj qindra milionë euro, të bëjmë gjithcka për liberalizimin e vizave me SHBA.Në krahun tjetër është alternativa e pesimizmit, denigrimit, mohimit të gjithckaje që keni realizuar. Ftoj qyetarët eFierit me gjakftohtësi të analizojnë modelin tonë dhe atë të Edi Ramës. Zoti Rama para së gjithash shqiptarët kanë nevojë për respekt, të intelektit të tyre, të djersës dhe dinjitetit. Mos i fyej shqiptarët duke u mohuar arritjet e tyre, nuk janë arritje të Sali Berishës, po janë djersa e tyre. Mos i fyej fierakët duke u thënë se nuk keni parë asgjë të mirë, vlonjatët duke u thënë se sot jeni të izoluar”- theksoi Berisha.Pavarësisht bindjeve politike, shefi i mazhorancës tha se atë dhe qytetarët e Fierit i bashkojnë vlerat familjare.“Ke probleme, se martohesh dhe ndahesh në prag të cdo zgjedhje. Kam të deklaruar cdo qindarkë, thuaju shqiptarëve se po bën garë me një vilë, thuaju shqiptarëve nga vinë këto të ardhura. Ato që u paraqet ti shqiptarëve, suksesin për disfatë, atë nuk ta beson njeri. Të bashkohemi për një fitore të thëllë në 23 qershor, për punësimin, mirqënien, zhvillimin dhe integrimin e Fierit dhe gjithë Shqipërisë” përfundoi ai.Ndërsa Minsitri Olldashi, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputet të PD në Fier, tha se në 23 qershor shqiptarët do ti nxjerrin kartonin e kuq PS dhe kryetarit të saj Rama.“Edhe 6 ditë na ndajnë drejt ditës së madhe që do vulosë ecjen eShqipërisë përpara. Në 24 qershor Ramës do ti japim metrin të dalë dhe të matë rrugët. Shqipëria do vazhdojë rrugën e reformave dhe do lërë autobusin e Edi Ramës të hallakatet pa e ditur se ku shkon dhe pa ditur sa kushton, do ti nxjerrim kartonin e kuq dhe ta lëmë aty ku i takon në stolin e rezervave” tha ai.Më pas Kryeministri Sali Berisha u zhvendos në Berat. Numri 1 i qeverisë tha se në 23 qershor përballen modeli i bojkotit dhe modeli për mirëqenien.
“Rama politikani duhet të jetë transparent duhet ti tregojë cdo qindarkë të pasurisë, sepse politikani pasurinë e ka nga rroga dhe taksat që u merr atyre. Unë jam Sali Berisha. Kam 20 vjet që punoj kam një apartament 125 metra, kurse ti po ecën me një vilë 57 metra të gjatë në themele me një pallat në shpinë dhe nuk tregon asnjë qindarke se ku i more para që ndërtove. Qytetarët kanë një edukatë dhe kod etik dëgjojnë njëri-tjetrin nuk bëjnë fyerje si ju. Që fyeni mbarë e mbrapsht kush ju del para. Ne biem as biem dakord nuk shkojmë dhe shkulim veshin”, tha ndër të tjera kryeministri Sali Berisha.Kryeministri i vendit Sali Berisha premtoi se në mandatin e ri do të rrisë rrogën minimale në 350 dollarë, ndërkohë që do të dyfishojë pagesën e papunësisë.
Ndërkaq takimet elektorale PD i mbylli në Lushnjë, ku Berisha premtoi ulje të mëtejshme të taksave për bizneset, si dhe luftë me zero tolerancë ndaj informalitetit. Kryeministri Berisha u ndal te konkluzionet e takimeve intensive që ka zhvilluar me qytetarët në mbarë vendin përgjatë këtyre 3 muajve, të cilat, sipas tij, "janë pjesë e programit qeverisës së PD-së".Ndërsa ftoi qytetarët e Lushnjes që në 23 qershor të votojnë për fitoren e PD-së, fitoren e projektit të zhvillimit të Lushnjes, Berisha tha se "ne jemi të vendosur të ecim drejt rritjes së mirëqenies".