Berisha tur në verilindje: Rama kalorës i betejave të humbura

Në vazhdim të tubimeve të tij elektorale në veri të vendit, kryeministri Sali Berisha, pas një mitingu madhështor në vendlindjen e tij në Tropojë, ka prezantuar pasditen e sotme në Kukës kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi punësim, infrastrukturë rrugore moderne dhe rritje të rrogave dhe pensioneve.Ai deklaroi se qeveria është e vendosur të ndërtojë infrastrukturën më moderne në gjithë vendin, në të cilat do të punësohen mijëra qytetarë në mbarë vendin.“Këto vite sëbashku kemi shndërruar në realitet disa nga ëndërrat tona më të bukura. Le të ecim përpara drejt fitores sepse në pak vite ne e bëmë Shqipërinë anëtare të aleancës së NATOS, të aleancës që çliroi Kosovën. Zotohem para jush se me deputetët e qarkut të Kukësit do të bëjë gjithçka në mënyrë që të mbështesim përpjekjet tuaja për punësim dhe jetë më të mirë, rroga dhe pensione më të larta “ tha Berisha.Berisha: Në 23 qershor përballen alternative e suksesit dhe alternativa e rremeNë fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se qytetarët në 23 Qershorit do të përballen me dy alternativa, atë të suksesit dhe alternativës së rreme.“Po shkojmë drejt 23 Qershorit, ditës së vendimit të madh. Dy alternativa përballen në këto zgjedhje, ajo e mundit dhe djersës suaj, guximit dhe suksesit dhe besimit tek vetja, njëri-tjetri, Kukësi dhe e ardhmja, ky është modeli i Sali Berishës që bashkë me ju djersin gjithë ditën për të ecur përpara. Modeli tjetër, model i njeriut që 270 ditë nuk ka shkelur në zyrën e punës. Që merret gjithë ditës me shpifje mashtrime dhe trillime. Modeli i atij që kur ndërtonim rrugën e kombit vërsulte deputetët e tij për të ngritur çadrat në tunelin e Kalimashit dhe nisi grevën e urisë.Ky është modeli i njeriut që kur ne të gjithë bëjmë gjithëçka për të ecur drejt integrimit ai mban pengje tre ligjet, përdor pushtetin e zgjedhësve socialistë për të bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë.  Në 23 Qershor përballen 2 modele, modeli juaj , të parët e të cilëve kanë vaditur me gjak rrugët e këtij vendi dhe modeli i Edvin Kristaq Ramës, i cili nuk ka lënë fjalë të ndyrë pa përdorur për ju dhe për socialistët kudo që janë.Numri 1 i demokratëve, sulmoi liderin e kreun e Partisë Socialiste se ka përdorur në librin e tij fjalët më të ndyra për kolegët, ndërkohë që kujtoi vlerësimin që Rama i ka bërë Goran Brekoviç, këngëtarit sic tha kryeministri që i ka thurur himne, barbarëve që dogjën kosovarët.Le ta lëmë kalorësin e humbjeve dhe të disfatave në autobusin e tij mavi dhe të bashkohemi demokratë, socialistë dhe të paparti, për të ecur përpara, përpara, përpara”, u shpreh Berisha.Berisha: Socialistët të bashkohen me ne, ecim drejt BENga Kukësi, kryeministri Berisha u bëri thirrje socialistëve që të mendohen këto ditë që kanë mbetur nga dita e votimit dhe të bashkohen me alternativën e  PD-së, të lënë pas modelin e Edi Ramës, kalorësit të betejave të humbura.Sipas kryeministrit alternative e Partisë Demokratike do të sjellë zhvillimin dhe do e çojë vendin drejt Bashkimit Europian.“Vota e tyre do të jetë zhvillim për komunat, Kukësin dhe Shqipërinë. Ftoj qytetarët, demokratë, socialistë e të paparti të bashkohen për të ecur në rrugën e punësimit, mirëqënies e zhvillimit. Le të bashkohemi drejt fitores demokratë socialistë dhe qytetarë të cdo bindje se në pak vite çamë malet, çamë Kalimashin, ndërtuam rrugën e Kombit. Rrugën që bashkoi shqiptarë , rrugën që i dha Kukësit gjallërinë më të jashtëzakonshme. Të bashkohemi, pasi në pak vite në këtë qark ndërtuam qindra kilometra rrugë të reja. Le të bashkohemi demokratë, socialistë dhe të paparti, për të hapur qindra vende të reje pune, për të bërë të vërtetë integrimin tonë në BE. Socialistë dhe të paparti të rrethit dhe qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, cila është alternativa tjetër. Alternativa tjetër është alternativa për të mbjellë zi, pesimizëm dhe poshtërim kudo. Ju gra dhe burra të Kukësit për atë alternativë nuk jeni të lirë, të lirë ishit vetëm në republikën e etërve të shokut të autobusit. Për alternativën tjetër rrugët tuaj nuk janë reale, shtëpitë që keni ndërtuar ju janë kasolle pa vlerë shkollat që ndjekin fëmijët tuaj janë piramida. Sipas kësaj alternative lëvizje e lirë nuk është e vërtetë, anëtarësimi në NATO është natë për ju. BE nuk ka vlerë se nuk është as bukë as ujë. Kjo është alternativa që mbjell vrer dhe ndjell dëshpërim në çdo vatër dhe zemër shqiptare. Le ta leme ne, Kalorësin e humbjeve dhe disfatave, kalorësin e çdo humbje që është mbyllur në autobusin mavi. Socialistë dhe pa parti ejani me ne. Së bashku do punojmë më shumë. Do asfaltojmë më shumë, do punësojmë shqiptarët , do rrisim rrogat, do ecim drejt Evropës”, u shpreh Berisha.Berisha: Votoni 44 për të qënë bashkëautor të fitores së madhe në 23 QershorKryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit të votojnë Partinë Demokratike për të qënë sipas tij bashkëautor të fitores së madhe në 23 Qershor.“Edhe 10 ditë nga ndajnë nga fitorja.  Ju ftoj ju të bëheni bashkëautor në fitoren e madhe, fitoren për punësimin tuaj, fitoren për mirëqënien tuaj, për shtimin e pasurive të mëdha në vlera për qytetarët, për integrimin në BE, fitoren për një të ardhme më të mirë, për një jetë më të mire” theksoi kryeministri.

Pas Tropojës dhe Kukësit kryeministri Berisha ka zhvilluar një tubim elektoral në Maqellarë.

Berisha: Rruga Kukës-Peshkopi do të bëjë Korabin majën e majave të shqiptarëve, malin turistik më të njohur në Europë dhe në botë

Në fjalën e tij në këtë tubim kreu i qeverisë ka premtuar se do të bëjë realitet çdo projekt, vaditjen e të gjithë komunës së Maqellarës, përfundimin e ujësjellësit dhe të sistemit të kanalizimeve në të tërë komunën, asfaltimin dhe rindërtimin e çdo rruge në tërë territorin e saj, të Peshkopisë, të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë.

“Katër vitet që vijnë ne jemi të vendosur me ulje e taksave, me trefishimin e granteve për fermerët e Maqellarës dhe të Shqipërisë, të shumëfishojmë potencialet e prodhimit bujqësor, blegtoral, industrial, në qarkun e Peshkopisë. Ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi do të bëjë Korabin majën e majave të shqiptarëve, malin turistik më të njohur në Europë dhe në botë dhe hapet me këtë rrugë, një kapitull i madh i turizmit në Korab, në Lurë , në mbarë Peshkopinë”, u shpreh kryeministri.

Më tej në fjalën e tij duke krahasuar dy alternativat midis të cilave duhet të zgjedhin qytetarët në 23 Qershor, kryeministri Berisha është shprehur:

“Më 23 qershor përballen jo vetëm dy alternativa, ajo e zhvillimit dhe ajo e mohimit, ajo e të ardhmes dhe ajo e dëshpërimit, ajo e punës, djersës e suksesit dhe tjetra e dëshpërimit, e kalimit nga dështimi në dështim, nga disfata në disfatë, por përballen edhe dy modele. Modeli i vlerave që i beson familjes, që i beson Maqellarës, që i beson Peshkopisë, që i beson Shqipërisë, që i beson kombit, që i beson Europës. Dhe modeli tjetër që në një vit, 270 ditë nuk del në punë, modeli që shan e shpif çdo ditë, që fyen mësuesit, mjekët, infermierët, që juve këtu në shesh ju quan robër, policët banditë dhe për Shqipërinë ka përdorur fjalët më të turpshme që mund të përdorë njeri. Modeli që jeton me djersën e ballit, modeli që vadit me djersë kafshatën e bukës dhe të ardhurat e tij, që jeton me nder në familjen e tij dhe modeli tjetër që niset për të marrë vota me vilë 57 metra të gjatë dhe me pallat në shpinë, pa treguar një qindarkë me ç’fonde janë ndërtuar ato, duke e konsideruar veten mbi të gjitha ligjet. Modeli ynë i përbashkët që bazohet në besimin në vlerat e familje, në përpjekjen e madhe gjithë jetën, për të ndërtuar për fëmijët tanë një jetë më të mirë dhe modeli i atij tjetrit që martohet dhe ndahet në prag të çdo zgjedhjeje për të fituar vota dhe që ngre padi në familje dhe ndaj cilitdo që e kundërshton. Modeli ynë është modeli i njeriut të qytetëruar që dëgjon kundërshtarin, që dëgjon mikun, por dëgjon edhe atë që nuk e do dhe respekton mendimin ndryshe. Modeli i tij që vërsulet si brutal me grushte e për veshi kundër atyre që e kundërshtojnë dhe del bën fushatë me tërheqje veshi për dy javë, për të larë turpin që bëri në Vjenë.

Aktivitetet e ditës së sotme dhe tubimët elektorale në veri të vendit, kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh shefi i qeverisë i ka mbyllur me prezantimin e deputetëve në Shupenzë.

Berisha: Së shpejti do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do heqim vizat me SHBA-në

Kreu i qeverisë në fjalimin e tij përpara banorëve të Shupenzës midis të tjerave ka premtuar përsëri heqjen e vizave me Amerikën.

“Në Shupenzë do ndërtojmë çdo rrugë, do të ndërtojmë shkolla dhe ujësjellësa. Do të trefishojmë grantet për fermerët, do të ndërtojmë sistemin më modern të vaditjes. Së shpejti do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do të heqim vizat me SHBA-në. Alternativa tjetër është ajo e bllokimit dhe e mohimit të arritjeve. Socialsitët kanë 1001 arsye të ndahen nga politika e mashtrimit dhe të bashkohen me ne. Së bashku kemi bërë të mundur të lëvizim të lirë në të gjithë Evropën. Së bashku kemi bërë të mundur të anëtarësohemi në NATO dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asocimit”, u shpreh Berisha.