Vas Tour prezanton ofertat, destinacionet që ofrohen për pushuesit shqiptar

Vas Tour vjen me ofertat më të mira për të vizituar vendet përrallore për pushuesit shqiptar. Operatori i pushimeve Vas Tour prezantohet me ofertat me te mira per te gjithe pushuesit ne kete vere e cila pritet te jete e nxehtë.Presidenti i Vas Tour, Enver Mehmeti, shprehet se tre destinacionet kryesore te pushimeve Antalia, Palma de Maiorca dhe Sharm el Sheik jane të prekshme nga te gjithë.Ndërkohë partneri i Kompanisë Vas Tour ne Turqi shprehet se ky bashkepunim i frytshëm prej tre vitesh i ka motivuar ata të jenë më te motivuar për të ofruar shërbimet më të mira.Resortet e mrekullueshme me pishina, gjelbërim dhe te pozicionuara ne vendet më të bukura të këtyre vendeve janë destinacionet më të bukur, ku pushuesit shqiptar mund të kalojnë pushimet e tyre këtë verë.