Topi: Ekipi i FRD-së në Durrës tmerron kundështarët politikë
Fryma e Re Demoratike zhvilloi një tubim në Sukth. Në fjalën e tij kryetari Topi nënvizoi faktin se prania dhe entuziazmi në rritje i banorëve tregon se FRD po shkon drejt 23 qershorit si një formacion politik i konsoliduar dhe i dashur për publikun.
“Jetojmë në një vend ku akoma papunësia është një plagë e madhe. Natyrshëm më lind pyetja: A duhet të vazhdojmë sërish të drejtohemi nga kjo qeveri pavarësisht situatës së mjerë që ka krijuar? Përgjigja është vetëm një: JO! Si qytetarë të përgjegjshëm duhet të vemë në peshore partitë politike dhe t’i japim votën grupimit politik që përfaqësohet nga individë të besuëshëm dhe të pastër moralisht. Dhe ju i keni, keni kapitenin e skuadrës fituese; Gazmend Oketa së bashku më sipërmarrësin e sukseshëm Sami Gjergji, i cili ju ka mbështetur gjithmonë. Kjo skuadër tashmë i tmerron kundërshtarët politikë. Pra më 23 qershor ju keni mundësinë të zgjidhni. Të zgjidhni mes të vjetrës dhe së resë, mes të moralshmes e të pamoralëshmes”tha ai.Kurse Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, i cili natyrshëm prin listën e kandidatëve për qarkun Durrës, në fjalën e tij para elektoratit të vet theksoi faktin se vetëm pak ditë na ndajnë nga casti i votimit, kur shqiptarët do t’i thonë Jo mandatit të pestë të Kryeministrit.
“Shqipëria është një vend i vogël, por ajo nuk ka asnjë arsye që për 23 vjet të vazhdojë të drejtohet nga të njëjtët personazhe politike. Më 23 qershor ju keni mundësinë për t’i hapur rrugën politikanëve dhe politikave dinjitoze e të reja. Më 23 qershor ju mund të zgjidhni mes dy alternativave të majta dhe një të djathte të vërtetë, që është Fryma e Re Demokratike”u shpreh Oketa.