Berisha miting madhështor në Tropojë, “lumë” akuzash ndaj Ramës
Kreu i koalicionit të djathtë ka sulmuar alternativë e majtë, ku deklaroi se shoku i autobusit do të shkelmojë gjithçka që qeveria shqiptare dhe qytetarët e saj kanë realizuar gjatë këtyre viteve.
“Alternativa tjetër është ajo e nxirjes, poshtërimit të gjithckaje që ju keni realizuar. Në krye të fushatës pasagjeri i autobusit mavi shpalli Shqipërinë tuaj, Shqipërinë tonë, Shqipërinë anëtare të NATO-s, të vizave, e shpalli Shqipërinë e gënjeshtrës. NATO-n si natë njësoj si etërit e tij, ndërsa BE për të është asgjë. Nga autobusi i tij, për të, rrugët e ndërtuara me taksat tuaja nuk ekzistojnë, rritja e rrogave dhe pensioneve nuk janë të vërteta. Shoku i autobusit do të shkelmojë gjithçka që keni realizuar” tha ai.
Ndërsa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, Kryeministri tha se në 23 qershor përballen jo vetëm dy alternativa por dhe dy modele, ai i qytetarit dhe Sali Berishës përballë modelit të bllokatorit Rama. I gjendur shumë pranë Kosovës , Berisha ka rikujtuar dekorimin e Goran Bregoviçit nga Rama, shpërblim që sipas tij kryesocialisti i bëri atij që i këndoi xhelatëve të popullit kosovar.
“Me 23 qershor përballen jo dy alternative, por dhe dy modele, modeli juaj dhe i Sali Berishës që bazohet në besimin tek puna dhe idetë tuaja juaja. Modeli juaj dhe i Sali Berishës që bazohet në vokacionin, ëndrrën tonë europiane që ne të arrijmë sa më shpejt stacionin e ndritur, BE. Modeli tjetër është modeli i Edi Ramës, njeriu i cili nuk ka lënë fjalë të ndyrë pa hedhur mbi vendin e tij. Modeli i Edi Ramës është dekorimi i atyre që u kënduan xhelatëve të popullit e Kosovës në një kohë kur ju sakrifikonit jetën tuaj për larine e saj. Pa u tha akoma gjaku i djemve tuaj të rënë për lirinë e Kosovës, Edi Rama do dekoronte Goran Brogovicin si shpërblim për masakrën në popullin e Kosovës. Modeli i Edi Ramës është modeli i përcmimit ndaj cdo kundërshtari, njeriu që agreson me brutalitet edhe fizikisht cilindo që mundet. Modeli i Edi Ramës është modeli për të cilin familja është treg dhe tregëti, që martohet dhe ndahet sa herë kërkon të fitojë më shumë vota në zgjedhjet që i humbet gjithnjë, modeli i Ramës është modeli që nuk nguron të shkelmojë mbi cdo interes tuajin. Mbi këtë model Rama mbajti për 231 ditë statusin e vendit kandidat, atë që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve s’ia bëri dot askush përvec etërve të tij. Modeli i tij është modeli i hekurave të burgut, padive për këdo që e kundërshton” përfundoi Kryeministri Berisha.
Ndërkaq kandidati për deputet në qarkun e Kukësit, Minsitri Flamur Noka, tha se alternativa e majtë është ajo e kolltuqeve dhe pazareve, pa një program të qartë, thesht një bllok mavi me shgarravina.
“Pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PD dhe këtu në Tropojë uragani i fitores do nisë dhe nuk do ndalë, Tropoja dhe gjithë shqiptarët do votojnë Sali Berishën. Tropoja dhe gjithë shqiptarët smund të mbështesin alternativën e zezë, alternativën e bllokimit, alternativën e karriges së Edi Ramës. Ai ju paraqet një bllok mavi, pacavure me shgarravina që se kupton as vetë ai dhe as socialistët. Alternativa e tij është alternativë pazaresh dhe kolltuqesh, ndërsa ajo e PD është alternativë për qytetarin.Sali Berisha është alternativa e ndryshimit të Tropojës, është alternativa për punësimin, mirëqënien dhe integrimin” tha Noka.
Ndërsa kandidati për deputet për Tropojën Besnik Dusha deklaroi se uragani i fitores së PD do nisë pikërisht nga ky rreth, duke shfaqur bindjen se malësorët do ti thonë jo si gjithmonë Edi Ramës dhe partisë së tij.