Ambasadori amerikan në Kukës: Votoni të gjithë, zgjidhni më të mirët
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 23 qershor të gjthë të shkojnë në qendrat e votimit dhe të japin verdiktin e tyre, përmes votës dhe të zgjedhin më të mirët për qeverinë e re që do krijohet pas zgjedhjeve.Këtë deklaratë Ambasadori e bëri gjatë një vizite në Kukës, ku ka takuar kreun e Bashkisë Hasan Halilaj, i cili e ka cilësuar situatën sparazgjedhore si të acaruar e për këtë ka shigjetuar Ministrin e Brendshëm Flamur Noka si iniciatori dhe krijuesi i konflikteve dhe shantazheve për votuesit dhe elektoratin.Gjatë vizitës në Kukës ambasadori amerikan Arvizu ka takuar edhe një grup studentësh të cilët do të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit për herë të pare, duke i inkurajuar ata që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të besojnë tek e tashmja dhe e ardhmja.