Aksident në aksin Lezhë-Laç, makina përplas këmbësorin, plagoset 60-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2013, 16:57
Një person është aksidentuar rëndë, ndërsa është përplasur nga një automjet. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme te vendi i quajtur "Kryqëzimi i Gajushit" në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet ndërsa kalonte rrugën, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.I plagosuri Zef Pali, 60 vjeç, u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake raportohet se ndërprerja e rrugës nga 60-vjeçari ka qenë edhe shkaku i aksidentit.