Europa në alarm nga survejimi amerikan
Bashkimi Europian ka kërkuar më shumë siguri për qytetarët e saj në mënyrë që të drejtat e tyre të mos cënohen nga programet masive të survejimit, të zbuluara së fundi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Të premten, Komisioneri i Drejtësisë, Viviane Reding do t`i ngrejë shqetësimet e fundit në takimin që do të zhvillojë me Prokurorin e Përgjithshëm amerikan, Eric Holder.Javën e kaluar, një seri rrjedhjesh informacioni nga një ish-punonjës i CIA-s, çoi në lindjen e akuzave se SHBA ka një rrjet të gjerë survejimi, me një mbikqyrje shumë më të vogël nga sa mendohej më parë.SHBA këmbëngul se hulumtimet e tyre janë ligjore, sipas ligjeve të tyre. Administrata e Obama-s po heton nëse dhënia e informacioneve të detajuara nga ish-punonjësi i CIA-s, Edëard Snoëden, ishte një sulm kriminal apo jo.Punëdhënësit e Snowden, kontraktori i mbrojtjes “Booz Allen Hamilton”, bënë të ditur të martën se e kanë pushuar nga puna 29-vjeçarin, analist infrastrukture, për shkak të shkeljes së kodit etik.Zyrtarët amerikanë thanë se programi i përgjimeve, i njohur si “Prism”, është i autorizuar nën Aktin e Mbikqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (FISA). Ai i jep fuqi Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), të sigurojë emaile dhe përgjime telefonatash, në lidhje me shtetasit jo amerikanë. Por, individët e prekur nga akti në fuqi mbeten sekret dhe ka shqetësime se NSA po tejkalon kompetencat e veta.