Libi, sulmohet mjeti i diplomatëve italianë
Një automjet, që i përkiste diplomatëve italianë, duket se ka qenë shënjestër e një bombe artizanale në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, LANA.Sipas agjensisw mjeti është dëmtuar rëndë dhe xhamat e saj janë thyer nga shpërthimi, por asnjë nuk është plagosur.Raportohet të kenë qenë 2 punonjës të ambasadës në makinë, por që kanë arritur të dalin nga mjeti përpara shpërthimit.LANA bëri të ditur se zyrtarët dyshojnë për një bombë artizanale të vogël, me lënë xhelatine plasëse, të përdorur gjatë sulmit.Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni policie, në distriktin Zaëiyat al-Dahmani. Ambasada italiane është në të njëjtin distrikt. Italianët në Libi janë shënjestruar edhe më herët, gjatë këtij viti.Në janar, një i armatosur vuri në shënjestër makinën e konsullit të përgjithshëm italian në Benghazi. Guido de Sanctis ndodhej në një makinë të blinduar dhe po e nxirrte nga garazhdi atë, teksa agresori po i afrohej automjetit dhe hapi zjarr ndaj tij.