Policia arreston 32 protestues në Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2013, 07:38
Forcat speciale të policisë në Londër janë përleshur me protestuesit që kundërshtojnë zhvillimin e samitit të G8-ës.Përplasja ka ndodhur më pak se një javë para se udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës të mblidhen për një samit.Qindra policë kanë qenë duke patrulluar në Londër, pasi grupi i quajtur “Stop G8” ka bërë thirrje për protesta kundër kompanive të mëdha.Raportet thonë se 32 protestues janë arrestuar.Samiti i G8-ës nis të hënën e ardhshme në Irlandën Veriore. Ky vend ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë.