Mediu takon fermerët në Bërxullë: PR mbështetje për bujqësinë

Kryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi nje takim me fermet e Berxullit ne Tirane. Gjate ketij takimi zoti Mediu dhe te pranishmit, diskutuan me fermeret e Berxullit, ne lidhje me perparesine qe i ka dhene qeveria shqiptare Bujqesise, duke e e ndihmuar qofte me subvencione, projekte te njepasnjeshme, qofte edhe me heqje aksash per makinerite prodhuese.Ne fjalen e tij, zoti Mediu theksoi se pa nje prone te konsoliduar nuk ka zhvillim as te ekonomive familjarëve te fermereve dhe as te ekonomise kombetare. Dhe sipas tij konsolidimi i prones, vjen vetem duke votuar Partine Republikane dhe shtyllat e programit te saj.Ne kete takim, zoti Mediu ishte shoqeruar edhe nga kandidati per deputet zoti Agron Duka, ekspert i bujqesise, si dhe kandidati tjeter per deputet, zoti Ylli Shehu.Më tej Ministri i Mjedisit zhvilloi nje takim me peshkataret ne liqenin e Shkodres. Gjate ketij takim, zoti Mediu u shpreh se Liqeni i Shkodres mbart vlera te jashtezakonshme qofte peshkore, ashtu edhe ne biodiversitet, si dhe ne turizem.“Ne duhet te punojme fort per nje menaxhim te integruar se bashku me ju, ne menyre qe te ruajme rezervat e ketij liqeni. Ne duhet ta meritojme kete mrekulli qe na ka falur Zoti, prandaj duhet te jemi racional ne shfrytezimin e tij”- u shpreh Mediu.