Pakti me Greqinë, Panariti: Do jetë i pranueshëm për të dyja palët
Ministri i puneve te jashtme Edmond Panariti hodhi poshtë zërat se Greqia po kryen kërkime për naftë në zonën detare mes dy vendeve. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se përsa kohë Greqia dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje për kufirin detar, nuk mund te kryehen veprime te njëanshme nga njeri vend apo tjetri.Panariti theksoi se marrëveshja për kufirin është një domosdoshmëri dhe se është e rëndësishme që të arrihet, por nënvizoi se për këtë kërkohet kohë dhe marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme në mënyrë që të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme.“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e anullon marrëveshjen e mëparshme dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje e re për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. A jemi të interesuar ne për këtë? Po, por për këtë kërkohet kohë dhe marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme në mënyrë që të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme”, tha Panariti.Ministri iu përgjigj edhe deklaratave te fundit te homologut të tij grek Avramopulos,i cili akuzoi fqinjët verior të Greqisë për rritje të shovinizmit.Kreu i deplomacisë reagoi edhe për qendrimin holandez për Shqipërinë, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për qendrim zyrtar të qeverisë së Holandës dhe se marrja e statusit është në dorë të politikës shqiptare.Deklarata e ministrit Panariti u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm kosovar Enver Hoxhaj ku ka vlerësuar progresin që ka bërë Kosova këto vitet e fundit që nga përmbyllja e mbikqyrjes së pavarësisë dhe deri tek marrja e studimit të fizibilitetit.